LAJMI I FUNDIT:

Dita e Bajramit ditë jopune në Maqedoni

Dita e Bajramit ditë jopune në Maqedoni

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, kumtoi se konform Ligjit për festa, dita e parë e Fitër Bajramit, gjegjësisht 26 qershori i vitit 2017 (e hënë), është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të gjithë qytetarëve të fesë islame ua uron Fitër Baramin.

Përndryshe, besimtarët e fesë islame në Maqedoni do festojnë tre ditë, sipas rregullave të besimit islam. /Telegrafi/