Për 5 vjetorin e Renault, ofertë me 5 mundësitë më të mira ndonjëherë për veturë të re (Foto)
Në të kaluarën, blerja e një veture të re ka nënkuptuar mundësinë e zgjedhjes së ngjyrës së veturës apo karakteristikave tjera shtesë që i dëshiron blerësi. Mirëpo, përfaqësuesi zyrtar i Renault për Kosovë, AutoMita, përvojën e blerjes së një veture të re tani e ka çuar në një nivel krejt tjetër, të pa provuar më parë në tregun vendor apo atë të rajonit.
Në njoftimin zyrtar të AutoMita thuhet se duke filluar prej sot, blerësit e gjitha modeleve të reja të veturave Renault do të marrin edhe një listë me shërbime tjera shtesë, të cilat përfaqësojnë mundësinë më të mirë në treg që është lëshuar ndonjëherë.
Në pesë-vjetorin e Renault në Kosovë si përfaqësi zyrtare nga AutoMita, përveç 5 viteve garancion që vjen me çdo veturë, blerësit marrin edhe 5 servisime falas, ose kanë zero euro shpenzime për mbi 50,000 kilometrat e para të vozitjes së veturës, 5 vjet asistencë rrugore për veturën, 5 aksesorë falas, si dhe mundësi që çdo model të zgjedhur të Renault ta marrin me normën më të volitshme të interesit bankar për autokredi që sërish asocion me 5 vjetorin e kompanisë, sepse e njëjta është vetëm 5 për qind.
Sipas Zgjim Mitës, drejtorit ekzekutiv në AutoMita thuhet se me këtë ofertë, po synohet që klientëve që blejnë veturat e reja të Renault t’u mundësohet “shijimi” i plotë të veturës së tyre, pa asnjë shpenzim tjetër për një kohë të gjatë.
“Sepse është pesë-vjetori ynë, dhe ne kemi dashur që ta festojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ofruar 5 herë më shumë vlerë për klientët tanë”, thotë Mita.
AutoMita po ashtu përfaqëson edhe markat tjera të njohura të veturave, sikurse Nissan edhe Dacia, ndërsa me të tre prodhuesit është lider i segmenteve të tregut në Kosovë.
Së fundmi, AutoMita ka sjell si premiera zyrtare në Prishtinë modelet e reja të Renault Koleos, Scenic dhe Nissan Micra, ndërkaq ka debutuar edhe me modelin e ri të Nissan GT-R, super-veturës e cila ka qenë sensacioni i panairit Prishtina International Autoshow.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVolvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
McLaren F1 me kilometrazhin më të ulët në botë vendoset në shitje
Shoferi i Tesla në SHBA tha se ai po përdorte Autopilot kur goditi për vdekje një motoçiklist
Nissan, modeli elektrik do të kushtojë nën 24 mijë euro
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë