LAJMI I FUNDIT:

Respekti për legjendën e futbollit, edhe Genoa me fanella të veçanta në ndeshjen kundër Romës (Foto)

Respekti për legjendën e futbollit, edhe Genoa me fanella të veçanta në ndeshjen kundër Romës (Foto)

Lojtarët e Genoas do të veshin fanella speciale për nder të Francesco Tottit, i cili zhvillon ndeshjen e fundit me Romën.

E gjitha bota e futbollit është duke dërguar mesazhe për kapitenin legjendar, i cili i jep fund qëndrimit te Giallorossët pas 25 vitesh karrierë si futbollist.


Largimi i kapitenit: Roma me fanella të posaçme për ndeshjen e fundit të Tottit (Video)
Lexo po ashtu Largimi i kapitenit: Roma me fanella të posaçme për ndeshjen e fundit të Tottit (Video)

Dhe për ta shënuar këtë ditë të rëndësishme, edhe Genoa ka marrë vendim që futbollistët të veshin fanella të veçanta.

Edhe Genoa nderon Tottin (Genoa/Twitter)

“Me një fanellë të vetme për 25 sezone, 786 paraqitje, 307 gola, kampion i botës në vitin 2006. Francesco Totti në historinë e futbollit” – është mesazhi i shkruar në pjesën pasme të fanellës.

Fanella e Genoas do t’i prezantohet Tottit nga kapiteni i skuadrës dhe ish-bashkëlojtari i tij, Nicolas Burdisso. /Telegrafi/