LAJMI I FUNDIT:

Artistët që do t’i futen garës për deputetë më 11 qershor (Foto)

Artistët që do t’i futen garës për deputetë më 11 qershor (Foto)

Si asnjëherë më parë, në këto zgjedhje do të shohim edhe artistë në listat e kandidatëve për deputet.

Edhe pse arti është një fushë që duhet t’i rrij larg politikës, këngëtarë e aktorë kosovar, kanë ndarë mendjen dhe janë bërë pjese e partive për ta fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit, shkruan Magazina.al


Labinot Tahiri është një nga këngëtarët e njohur kosvarë, i cili në fiilim ju bashkua AKR’së, u kandidua për të garuar për kryetarë të Kmunës së Ferizajt dhe tani nga e njejta parti ka ndërruar mendje dhe do të kandidojë për deputet nga radhët e partisë së Behgjet Pacollit.

I bindur se do të fitojë një ulëse në Kuvend, Labi para disa dite ka dhën edhe lajmin se shumë shpejt do ta lë muzikën.

Edhe aktori Adem Mikullovcin e ka tunduar karriga e deputetit, që dikur e kishte provuar në një kohë krejt ndryshe e më të vështirë.

Mikullovci i cili njihet për rolet shumë të dashura të serialeve komike, do të garojë në listën e Vetëvendosjes.

Këto ditë ka aderuar në politikë edhe këngëtari Naim Bunjaku-Xuxi, ai u bë pjesë e partisë së Ramush Haradinajt, por edhe pse hyri në politikë, Xuxi nuk do të jetë kandidat për deputet i AAK’së, shkruan Magazina.al

Edhe pse Xuxi mbet jashtë, një tjetër emër nga fusha e artit ka hyrë në listën e AAK’së, ajo është regjisorja Elmaze Nura. Është hera e parë që Elmazja merret me politikë dhe nuk dihet nëse suksesi në këtë fushë do ta përcjellë njësoj sikur në fushën e artit, për çka regjisorja nga Skënderaj, njihet.

Ish konkurrenti në “The Voice Albania 6”, Shpend Hysaj, aktivist i Vetëvendosjes në Ferizaj, tashmë është pjesë e listës për deputetë nga kjo parti.

Hysaj kishte arritur deri në gjysëmfinalen e këtij spektakli por nuk dihet se deri ku do të arrijë në garën për deputet.

Pak a shumë te gjithë që janë në listë janë aktorë dhe kanë pervoja me skenën. Ata veprojnë ndryshe nga ajo çka premtojnë. Njejtë si aktorët që janë ndryshe në jetën jashtë skenës.