LAJMI I FUNDIT:

Demhasaj, djaloshi i artë i Kosovës që po ‘bombardon’ portat kundërshtare në Zvicër

Demhasaj, djaloshi i artë i Kosovës që po ‘bombardon’ portat kundërshtare në Zvicër

Futbollistët shqiptarë janë duke shkëlqyer çdo ditë e më shumë nëpër kampionatet e ndryshme evropiane.

Njëri nga ta është edhe Shkëlqim Demhasaj, djaloshi nga Deçani i cili ka shpërthyer këtë edicion në Challange League me skuadrën Schafhausen.


Demhasaj i vetëm ka arritur ta shpëtoj Schafhausenin nga rënia, duke shënuar hiq më pak se 15 gola.

Falë paraqitjeve fantastike me fanellën verdh e zi, Demhasaj në fund të stinorit mund të transferohet në një skuadër të madhe zvicerane.

Në një intervistë për Telegrafin, Shkëlqimi flet për formën aktuale, të ardhmen e tij si dhe Kosovën e Zvicrën.

“Deri më tani kam shënuar 15 gola në kampionat dhe një tjetër në Kupën e Zvicrës. Jam shumë i lumtur me këtë formë që po kaloj, po gëzohem dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm”, deklaroi Demhasaj për Telegrafin.

21-vjeçari nuk e kishte menduar fare se do të shënonte kaq shumë gola këtë edicion me Schafhausenin.

Ai të dielën realizoi dy gola të tjerë në fitoren e thellë të ekipit të tij 4-0 ndaj Aaraus.

“Në fillim të stinorit nuk e kam menduar fare se do të arrija këtë shifër të golave dhe tani po jetoj këtë moment të mirë”.

Demhasaj nuk jep ndonjë premtim se sa gola tjerë do të shënoj në pesë ndeshjet e radhës.

“Them të drejtën nuk po mendoj fare se sa gola tjerë do të shënoj. E rëndësishme është të fitojmë ndeshje dhe sa gola të arrijë deri në fund do të jem i kënaqur. Me rëndësi të mos kem lëndime”, tha Demhasaj për Telegrafin.

Për shërbimet e tij interesim kanë shprehur shumë skuadra të njohura në kampionatin elitar në Zvicër.

Por Shkëlqimi nuk preferon të flas me emra për klubet e interesuara.

“Aktualisht jam i fokusuar vetëm tek Schafhausen. Momentalisht nuk mund të them se ku do të shkoj. Menaxherët e mijë, Erdin dhe Arbër Shaqiri flasin për punët tjera”.

“E vetmja gjë që mund të them se un do të dëshiroja të luaja në elitën e futbollit zviceran por të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Demhasaj.

Sa i përket Përfaqësimit të Kosovës, Shkëlqimi jep shenja të mira duke thënë se zemrën e ka te Kosova.

“Së fundmi kam marrë një ftesë nga Zvicra U20, ndërsa për të ardhmen të shohim se çfarë do të ndodh. Ajo që mund të them është se zemrën e kam ka Kosova, ndërsa këtu kam lindur por të shohim se çka do të ndodhë”, përfundoi intervistën e tij për Telegrafin talenti kosovar.

Demhasaj ka zhvilluar 33 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat me Schafhausenin, ku ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar tre asistime për bashkëlojtarët e tij.

Ai ka kontratë me klubin aktual deri në qershor të vitit 30 qershor të vitit 2019, ndërsa vlera e tij është ngritur në 500 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori