LAJMI I FUNDIT:

Interi kërkon dyshen e Sampdorias

Interi kërkon dyshen e Sampdorias

Interi dëshiron të bëj Pazar te Sampdoria, duke provuar t’ia rrëmbej dy futbollistë.

Raportet sugjerojnë se Interi dëshiron dy sulmuesit, Luis Muriel dhe Patrik Schick, me këtë të fundit që të mbetet në Sampdoria si huazim edhe për sezonin tjetër.

Nerazzurrët pritet të investojnë shumë këtë verë, pasi ata duhet të jenë të lirë nga kufizimet e Fair Play Financiar.


Sipas gazetës gjenoveze “Primocanale”, gjigantët nga Giusseppe Meazza janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro për të nënshkruar këtë verë me dy sulmuesit e skuadrës “Blucerchiati”.

Muriel do të transferoj menjëherë në San Siro, por Schick do të huazohej përsëri në klubin e tij aktual për të vazhduar zhvillimin e tij.

Ndryshe, për dyshen e sulmit të Sampdorias interesim kanë shprehur edhe skuadra tjera të mëdha, si Juventusi, Liverpooli dhe Arsenali. /Telegrafi/