LAJMI I FUNDIT:

Montella i pasigurt për të ardhmen, Juve e Roma qëndrojnë në sfond

Montella i pasigurt për të ardhmen, Juve e Roma qëndrojnë në sfond
Getty Images

Milani nuk është shumë i kënaqur me Vincenzo Montellan dhe në fund të sezonit italiani mund të largohet.

Sipas La Gazzetta dello Sport, e ardhmja e italianit në Milano është shumë e pasigurt.

Trajneri aktual i kuqezinjve në rast se nuk vazhdon me Milanin, mund të përfundojë te Juventusi, gjithmonë në rast se Massimiliano Allegri largohet.


Por, edhe te Roma, por vetëm pasi Luciano Spalletti largohet, gjë që është shumë e mundur.

Aktualisht Milani është në vendin e shtatë me 54 pikë. /Telegrafi/