LAJMI I FUNDIT:

Skivi, miqësi shumë të mirë me ish-të dashurin e Dhurata Dorës (Foto)

Skivi, miqësi shumë të mirë me ish-të dashurin e Dhurata Dorës (Foto)

Reperi i njohur Skivi shumë shpejt pritet të publikojë disa projekte të reja muzikore për sezonën e verës.

Ai vazhdon të jetë shumë aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, ai ka ndarë me fansat disa imazhe në Instagram Story, ku tregon se ka vizituar një nga klinikat dentare të Prishtinës, për një kontroll ndaj dhëmbëve të tij.


Ai atje është takuar me specialistin e kësaj qendre, i cili është dentisti Massar Shehu, i njohur për publikun edhe si ish-i dashuri i këngëtares Dhurata Dora, njëherit kolege e reperit Skivi.

Mesa duket ata ruajnë një raport shumë të mirë mes vete, ndërsa Dhurata dhe Massari i dhanë fund lidhjes së tyre afro një vit e gjysmë më parë. /Telegrafi/

Skivi, mik shumë i mirë i ish-të dashurit të këngëtares Dhurata Dora. Foto nga InstaStory.