LAJMI I FUNDIT:

Pas shumë vitesh festoi Vitin e Ri pranë familjes, Skivi: Kisha harruar ndjenjën më të bukur (Foto)

Pas shumë vitesh festoi Vitin e Ri pranë familjes, Skivi: Kisha harruar ndjenjën më të bukur (Foto)

Reperi i njohur i labelit ‘Babastars’, Skivi, gjatë një interviste për Telegrafin ka folur rreth vitit 2017, të cilin e ka cilësuar si mjaft të suksesshëm.

Ai ka theksuar se projektet e shumta dhe sukseset në karrierë, e përcollën përgjatë një viti të tërë, i cili u kurorëzua në mënyrën më të mirë të mundshme.


“Viti 2017 ka qenë një vit shumë i veçantë, frymëzues, i shpejtë dhe shumë i suksesshëm për karrierën time personale, dhe jam shumë i kënaqur me arritjet. Njëherësh iu dëshiroj shumë fat familjarëve dhe publikut tim, dashuri e lumturi, dhe shumë fat në vitin 2018”, tha Skivi për Telegrafin.

Skivi: Viti 2017 ishte një tjetër vit i suksesshëm (Foto: Skivi/instagram)

Në vazhdimin e bisedës, reperi i njohur tregoi se nata e ndërrimit të viteve për të ishte më e veçantë këtë vit, kjo pasi ndryshe nga gjithë herët e tjera, vitin 2018 ai e priti pranë familjes.

“Ka më shumë se 10 vite që pres Vitin e Ri jashtë shtëpisë dhe larg familjes, i angazhuar. Është hera e parë që sivjet e përjetoj këtë rast apo këtë kënaqësi në shtëpi, të pres Vitin e Ri, e sidomos në afërsi të familjes, diçka që gati kisha e kisha harruar se si është ajo ndjenjë të jesh afër familjes në ato momente të rëndësishme, sidomos për prindërit”, tregon reperi Visar Shala, i njohur si Skivi.

Skivi: Pas shumë vitesh i angazhuar me koncerte në ditë festash, këtë Vit të Ri e kremtova me familjen Foto: Skivi/Instagram)

Dhuratat nuk munguan në atmosferën festive të familjes së reperit, teksa i njëjti tregon se dhuratat në familjen Shala janë një traditë!

“Për fesat e fundvitit ka qenë dhe është traditë në familjen time që të dhurojmë dhurata që nga mosha e vogël për njëri-tjetrin, brenda dhe jashtë familjes në mënyra të ndryshme, e kështu që dhuratat e fundit që bëra ishin në familjen time të ngushtë. Por më shumë mora se shurova”, thotë mes emocionesh dhe të qeshura Skivi.

A bëjnë dhurata këngëtarët shqiptarë për vitin e ri? (Foto)
Lexo po ashtu A bëjnë dhurata këngëtarët shqiptarë për vitin e ri? (Foto)

Në përmbylljen e bisedës për Telegrafin, reperi premtoi se në vitin 2018 do të jetë edhe më aktiv me prurje të reja në muzikë, gjersa nuk la pa shprehur edhe dëshirën e tij.

“Uroj që 2018 të jetë një vit i mbarë për të gjithë. Ajo çfarë unë dëshiroj, është ajo që më bën të ndjehem më së miri: muzikë më shumë, ose përndryshe, pa fund muzikë”, përfundoi Skivi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
“Dëgjova rrëfimet e njerëzve që humbën familjarët e tyre”, Dua Lipa flet për ndikimin e luftës në Kosovë

“Dëgjova rrëfimet e njerëzve që humbën familjarët e tyre”, Dua Lipa flet për ndikimin e luftës në Kosovë

Magazina
Kalo në kategori