eksperti ad

Pas eliminimit dramatik nga Kupa e Botës, kombëtarja e Kroacisë nuk e fshehu zhgënjimin për vendimet e gjyqtarëve.

Sulmuesi Igor Matanovic zbuloi bisedën që pati me gjyqtarin lidhur me golin e anuluar për pozitë jashtë loje, ndërsa përzgjedhësi Zlatko Dalic kritikoi ashpër referimin, duke pretenduar se skuadra e tij u dëmtua në disa raste vendimtare.


Matanovic pranoi se pati një kontakt minimal me topin në aksionin e golit të anuluar.

"Sinqerisht, mendoj se ndjeva një kontakt të lehtë me flokët e mi. E pyeta gjyqtarin, sepse nuk isha 100 për qind i sigurt nëse e kisha prekur topin”.

“Ai më tha se topi ka një çip, i cili tregoi se kishte një kontakt të vogël dhe, për këtë arsye, u sinjalizua pozita jashtë loje", deklaroi ai për A Bola.

Sulmuesi kroat e pati të vështirë ta pranonte eliminimin, duke theksuar se skuadra e tij meritonte më shumë nga ndeshja.

"Është e vështirë të gjej fjalët e duhura pas kësaj ndeshjeje. Luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë dhe meritonim më shumë”.

“Ende nuk e kam parë penalltinë, por nëse është akorduar një penallti e tillë... tre gola të anuluar, një pozitë jashtë loje, një shtyllë... nuk kam fjalë. Ishim shumë të pafat sot”, vazhdoi ai.

Megjithëse FIFA konfirmoi se goli i barazimit i Kroacisë ndaj Portugalisë u anulua me të drejtë për pozitë jashtë loje, përzgjedhësi Zlatko Dalic mbeti i zemëruar me mënyrën se si u gjykua ndeshja.

"Referimi ishte shumë i dobët. Asnjë faull, asnjë ndërprerje në favorin tonë. Ishte një gjykim i keq, por Kroacia humbi dhe nuk kemi shumë të drejtë të komentojmë. Më vjen keq”.

"Së pari, urime Portugalisë dhe i uroj suksese në vazhdim të turneut. Në pjesën e dytë e morëm kontrollin e lojës, krijuam shumë raste dhe, në fund, nuk e meritonim këtë rezultat”, përfundoi ai./Telegrafi/

telegrafi sport app