eksperti ad

Ish-mbrojtësi i ekipit kombëtar të SHBA-së, Marcelo Balboa, ndau pikëpamjet e tij mbi rolin e teknologjisë pas ndeshjes dramatike të fazës së 1/16-tës së Kupës së Botës 2026 midis Portugalisë dhe Kroacisë, e cila u mbyll me rezultat 2-1.

Goli i barazimit për Kroacinë në minutën e 103-të u anulua pas një rishikimi të VAR-it. Pas një krosi nga krahu, topi preku lehtë flokun e Igor Matanovicin, duke u devijuar në pozicion jashtë loje për Mario Pasalic. Gjyqtari Espen Eskas rishikoi videon dhe përmbysi golin.


"Më kujtohen ditët kur njerëzit thoshin se donin të siguroheshin që të kishte më shumë gola. Dhe tani, ti vendos një copë brenda topit, dhe nëse mezi prek një fije floku në bishtalec, goli hiqet. Një pozicion jashtë loje përcaktohet nga një thoi i madh i këmbës. A po përpiqemi ta ndihmojmë futbollin apo ta dëmtojmë atë?", ka thënë fillimisht Balboa.

Kur u pyet nëse zbatimi i vazhdueshëm i teknologjisë e bën sistemin të drejtë, Balboa u përgjigj përsëri me kritika.

“Kemi folur për VAR-in. Në ndeshjen e fundit të SHBA-së, VAR-i e dërgoi gjyqtarin te monitori dhe gjyqtari mori një vendim (kartoni i kuq i Folarin Balogun). Epo, le të fillojmë ta përdorim atë në çdo goditje nga këndi atëherë. E pamë sot - lojtarët u kapën dhe u rrëzuan përtokë. Do të duhej të jepje një penallti në secilin prej atyre momenteve”.


“VAR u krijua për të ndihmuar në situatat përfundimtare të golave. Nuk u përdor për të kapur një bërryl ose një pozicion jashtë loje me lidhëse këpucësh. Mendoj se jemi larguar shumë”.

“Shikoni, mendoj se vetë vendimi ishte i saktë. Është mirë që ata dhanë të dhënat [që vërtetojnë kontaktin me topin], përndryshe do të kisha pyetur: 'Çfarë po ndodh në botë?' Por besoj se VAR u prezantua për të ndihmuar lojën, jo për ta dëmtuar. Dhe tani për tani, mendoj se po e dëmton pak", përfundoi Balboa. /Telegrafi/

telegrafi sport app