Iniesta paralajmëron Spanjën: Mund ta fitoni Botërorin, por gjithçka varet nga një lojtar


Legjenda e Spanjës dhe Barcelonës, Andres Iniesta, beson se shanset e kombëtares spanjolle për të fituar Kupën e Botës 2026 varen në masë të madhe nga paraqitjet e Lamine Yamal në fazën eliminatore të turneut.
Ish-mesfushori i njohur vlerësoi ndikimin që 18-vjeçari ka tashmë te La Roja, duke theksuar se ai është një nga lojtarët më vendimtarë në skuadrën e Luis de la Fuentes.
"Lamine Yamal është një lojtar shumë i rëndësishëm për kombëtaren dhe e ardhmja e kësaj kombëtareje padyshim ka shumë të bëjë me atë se sa vendimtar mund të jetë ai në ndeshje".
"Këto lloj turnesh janë shumë të vështira dhe çdo detaj mund të të ndëshkojë shumë".

"Për mua, Spanja është një nga favoritët, për shkak të lojtarëve që ka dhe për shkak të asaj që më transmeton si ekip. Mbetem shumë optimist dhe shpresoj që të jemi të aftë ta fitojmë yllin e dytë", deklaroi Iniesta.
Spanja do të përballet me Austrinë në fazën e 1/16 së finales, ndërsa mbetet për t'u parë nëse Yamal do të jetë në gjendje të luajë gjatë gjithë ndeshjes, duke marrë parasysh problemet fizike që e kanë shoqëruar së fundmi.
Kujtojmë, përballja do të nisë nga ora 21:00./Telegrafi/
















































