LAJMI I FUNDIT:

Shifra të pabesueshme të vetëvrasjeve në Japoni, ato i kushtojnë këtij vendi 4 miliardë dollarë

Shifra të pabesueshme të vetëvrasjeve në Japoni, ato i kushtojnë këtij vendi 4 miliardë dollarë

Transmetuesi kombëtar i Japonisë NHK ka llogaritur humbjet potenciale ekonomike në këtë vend, nga vetëvrasjet, duke thënë se ato shkojnë në rreth 4 miliardë dollarë në vit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, llogaritja bazohet në 23.000 viktimat vetëvrasëse në vitin 2015, të moshës nga 15 deri 69 vjet, të cilët kishin jetuar dhe punuar deri në të shtatëdhjetat e tyre.


Shifrat nga Ministria japoneze e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies tregojnë se ka pasur më shumë se 30.000 vetëvrasje në vit, që nga viti 1998.

Statistikat kanë treguar gjithashtu se shumica janë njerëz që vuajnë nga problemet shëndetësore, financiare, apo familjare.

Vitin e kaluar, numri ka rënë nën 22,000 për herë të parë në 22 vjet. Më shumë se 15.000 burra dhe gati 6,800 gra kanë vrarë veten, kanë thënë autoritetet.

Rënia në nivelin e vetëvrasjeve i atribuohet një ligji të rishikuar për kundërmasa vetëvrasëse që u vu në fuqi fuqi prillin e kaluar. Në vitin 2005, Japonia kishte krijuar një shtab për parandalimin e vetëvrasjes.

Ky vend ka një nga mesataret më të larta të jetëgjatësisë në botë, në 83.3 vjet, si dhe normat më të larta vetëvrasjeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Botë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Kalo në kategori