LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e pozitës që ishin kundër Demarkacionit, sot janë të pavendosur për votën e tyre

Deputetët e pozitës që ishin kundër Demarkacionit, sot janë të pavendosur për votën e tyre

Qeveria e Kosovës ka vendosur që në muajin mars ta riprocedojë në Kuvend Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Disa nga deputetët e partive në pushtet, LDK e PDK – të cilët kanë qenë të vendosur që votën e tyre ta japin kundër ratifikimit të Demarkacionit – nuk kanë qenë të gatshëm ta rikonfirmojnë një gjë të tillë.


Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, shprehet se tash për tash nuk mund të thotë asgjë lidhur me këtë çështje.

“Kur të vjen në Kuvend, e shohim çfarë ka bërë Komisioni e pastaj e merreni vesh edhe ju”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Ngjashëm ka deklaruar edhe deputetja nga Partia e Drejtësisë, Labinotë Murtezi-Demi. E kontaktuar nga Telegrafi, ajo shprehet se ende nuk e kanë parë raportin zyrtar të Komisionit për Matjen e Territorit për çka momentalisht nuk mund ta japë një vlerësim.

“Në Kuvend kjo çështje nuk është diskutuar. Nesër është ditë e rregullt e seancave e ne ende nuk kemi ftesë për seancë se a vjen a kur vjen dhe se me çfarë ndryshimesh vjen. Këtë tash nuk e di, kështu që nuk mund të paragjykoj. As raportin zyrtar të Komisionit për Matjen e Territorit nuk e kemi parë”, ka thënë Murtezi-Demi.

As deputeti i LDK-së, Anton Quni, nuk e ka bërë të qartë votën e tij. Megjithëse më parë ishte raportuar se ai do të votojë kundër, Quni tha për Telegrafin se për këtë gjë do të deklarohet në seancë.

Ndërsa, deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani – i cili gjatë vitit të kaluar kishte deklaruar se do të votojë kundër – kësaj radhe nuk ka shprehur interesim që të përgjigjet rreth kësaj çështje.

“Nuk jam i interesuar të përgjigjem”, ka thënë shkurt Hasani.

I vetmi i cili ka rikonfirmuar se vota e tij do të vazhdojë të jetë kundër Demarkacionit, ka qenë deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi. Ai, në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mos i ndryshojë qëndrimet e tij.

“Ende nuk kanë arritur të më bindin me fakte”, ka thënë Bulliqi, duke lënë të nënkuptohet se vota e tij do të jetë kundër.

Deputetët Shaip Muja, Adem Salihaj, Raif Qela e Vjosa Osmani nuk u janë përgjigjur telefonatave të bëra nga Telegrafi që të kuptohet se cili do të jetë qëndrimi dhe vota e tyre ndaj Demarkacionit me Malin e Zi.

Ndryshe, Komisioni i ekspertëve për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, në publikimin e draft-raportit të parë rreth gjetjeve të Demarkacionit, ka konstatuar se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës. Kryetari i këtij Komisioni, Hivzi Islami, ka deklaruar se në bazë të raportit del se madhësia territoriale e Kosovës është 10 mijë e 906.25 kilometra katrorë.

Pavarësisht të gjeturave nga ky Komision, opozita vazhdon të jetë e palëkundur karshi qëndrimeve të tyre për Demarkacion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori