LAJMI I FUNDIT:

Milani kthehet ka Musacchio

Milani kthehet ka Musacchio

Skuadra italiane Milan po mendon ta përforcojë repartin e mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të verës.

Synimi i ri i Milanezëve është argjentinasi, Mateo Musacchio që është kërkuar edhe më parë.


Sipas medieve italiane trajneri Vincenzo Montella ka kërkuar nga drejtuesit e klubit me çdo kusht transferimin e Musacchios.

Për ta transferuar 26-vjeçarin në ‘San Siro’, Milan është e gatshme të shpenzojë rreth 25 milionë euro.

Kujtojmë që Musacchio ka kontratë me ‘Nëndetësen e verdhë’ deri në qershor të vitit 2018. /Telegrafi/