LAJMI I FUNDIT:

Dikur u transferua te Reali për 13.5 milionë euro, sot publikoi këngën e parë (Video)

Dikur u transferua te Reali për 13.5 milionë euro, sot publikoi këngën e parë (Video)

Shumë njerëz mendonin se karriera e Royston Drenthe nuk si të bëhej më e çuditshme, por e kishin gabim.

Ish-lojtari i përfaqësueses holandeze, i cili iu bashkua gjigantëve të Real Madrid për 13.5 milionë euro në vitin 2007 dhe që tani nuk është më pjesë e botës së futbollit, ka ndërmarrë një rrugë tjetër krejt ndryshe nga ajo e mëparshmja duke nxjerrë në treg një këngë ‘rap’.


Nën pseudonimin e ri “Roya2Faces”, ish-lojtari i Reading dhe Everton ka zbuluar këngën e re që quhet “Paranoia” në Youtube, duke premtuar këngë të tjera që do të vijnë së shpejti.

Ai nuk do të ishte futbollisti i parë që hyn në botën e muzikës, me Djibril Cisse që është kthyer në DJ, dhe me siguri nuk do të jetë i fundit. /Telegrafi/