LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët kritikojnë vendimin e Ivanovit

Ekspertët kritikojnë vendimin e Ivanovit

Ekspertët dyshojnë në qasjen e Presidentit Gjorge Ivanov pas takimeve të tij të fundit me krerët e partive politike. Sipas tyre, kërkesat e Ivanov nuk japin sinjale se ai është sinqerisht i interesuar ta nxjerr vendin nga kriza e gjatë politike.

Sipas Temelko Ristevskit, Presidenti nuk ka të drejtë të kërkojë program nga mandatari.


“Fillimisht, sipas Kushtetutës presidenti nuk guxon të kërkojë program. Sipas nenit 90 paragrafi 2 i Kushtetutës, mandatari dorëzon programin në Kuvend dhe Kuvendi duhet të kërkojë programin. Presidenti vetëm jep mandatin dhe nuk guxon të kërkojë program. Ai ishte i thirrur i fundit në takim. Me këtë u tregua një veprim me privilegj ndaj Gruevskit prej ku Presidenti i dëgjoi të gjithë çfarë thanë dhe më pas i ka treguar Gruevskit duke i kërkuar gjithashtu mendim mbi gjithë atë që është thënë nga liderët. Pra ju dha mundësi të informohet për gjithçka që është thënë më herët”, tha për Alsat-M analisti Temelko Ristevski.

Nga ana tjetër, Besa Arifi thotë se Ivanov është diskriminues në ndarjen e mandatit.

Në këtë mënyrë tani si veproi, faktikisht ai vendosi një situatë diskriminuese. Për herë të parë kur e dha mandatin e dha pa asnjë kusht, ndërsa për herë të dytë përcakton disa kushte të cilat nuk i kishte përcaktuar herën e parë. Nuk është puna vetëm tek sigurimi i shumicës parlamentare por ai thotë se do t’ia jap mandatin atij që siguron shumicën parlamentare por që fillimisht ajo shumicë do të garantojë integritetin e Maqedonisë dhe një sikur kushte tjera që presidenti mendon t’i vlerësoj vetë në mënyrë diskrecionale”, deklaroi profesoresha Besa Arifi për televizionin Alsat-M./Telegrafi/