LAJMI I FUNDIT:

United arrin marrëveshje me Atleticon për Griezmannin?

United arrin marrëveshje me Atleticon për Griezmannin?

Manchester United po raportohet se ka siguruar shërbimet e Antonie Griezmann.

Kështu shkruajnë mediat franceze të afërta me futbollistin e Atletico Madridit.

Skuadra angleze do të ndajë 100 milionë euro për shërbimet e sulmuesit, i cili këtë sezon nuk ka pasur paraqitje të mira si sezonin e kaluar.


Francezin e pret një pagë e barabartë me Paul Pogban dhe do të jetë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit. /Telegrafi/