LAJMI I FUNDIT:

‘Arifhikmeti ka vese të miat’

‘Arifhikmeti ka vese të miat’

Aktori i serialit komik “O sa mirë”, Xhevdet Jashari, është një ndër aktorët më të dashur nga shikuesit e këtij seriali televiziv.

Ai luan rolin e tetovarit, apo siç njihet “Arifhikmet Abdilmenafi”, personazh ky i cili mundohet të përfaqësoj Tetovën përmes mënyrës së të folurit, veseve dhe jetesës së shqiptarëve në atë pjesë, por gjithsesi duke i dhënë një harmoni mes batutave, temperamentit dhe humorit që padyshim sjellin simpati nga shikuesit për këtë aktor.


Në një intervistë për KosovaPress, Xhevdet Jashari tha se personazhet në këtë serial janë të veçantë secili në mënyrën e vetë. Ai tha se personazhi të cilin e luan ka shumë vese dhe gjeste të cilat i ka edhe ai në jetën e përditshme, sepse nëse do të ndërrohej aktori për këtë personazh, sipas tij Arifhikmeti nuk do të ishte më i njëjtë.

Çfarë gjesti bënë sot midis Beogradit ‘Arifhikmeti’ dhe 'Bekimi'! (Foto)
Lexo po ashtu Çfarë gjesti bënë sot midis Beogradit ‘Arifhikmeti’ dhe 'Bekimi'! (Foto)

“Personazhet këtu nuk përfaqësojnë diçka të përgjithshme, është një tetovar i rrethit të Pollogut, i cili pak a shumë i ka gjërat që janë në ato vise edhe d.m.th. përfaqëson Pollogun. Unë si profesionist patjetër e kam që të bëj disa sende që i kam edhe unë vetë d.m.th. nuk mundem me ikë unë prej vetes Arifhikmetin e luaj unë, nëse vjen dikush tjetër ta luaj, ai do ta luaj me energjinë e vetë edhe me veset e veta, por sigurisht që ai nuk jam unë”, tha Jashari.

I pyetur nga KosovaPress se sa ka qenë i suksesshëm viti 2016 për Xhevdetin, ai tha se në përgjithësi ka qenë një vit shumë i mirë, andaj edhe shpreson që ky trend të vazhdoj. Ndërsa, sa i përket risive që priten të ndodhin gjatë vitit 2017, Jashari tha se do të jetë i angazhuar në dy filma, do të luaj në teatër pas dy vitesh, si dhe do të vazhdoj suksesin e serialit “O sa mirë”.

'Arifhikmeti' e ka aq për zemër një femër, sa që e ka tatuazh në trup (Foto)
Lexo po ashtu 'Arifhikmeti' e ka aq për zemër një femër, sa që e ka tatuazh në trup (Foto)

“Ka qenë shumë i mirë, çdo vit ka qenë më i mirë se tjetri edhe shpresoj që ashtu të shkoj, por edhe nëse shkon ndryshe s’kemi çka të bëjmë. Nuk i foli risitë asnjëherë, nuk du me i fol se ka po d.m.th. jam me dy filma i angazhuar, në shfaqje në teatër po luajmë pas dy vitesh edhe ta vazhdojmë suksesin e serialit “O sa mirë”, tha Jashari.

Aktori Xhevdet Jashari, është inkuadruar në serialin “O sa mirë”, për të përfaqësuar Tetovën, pasi që edhe vetë ky serial ka për qëllim këtë, pra bashkimin e të gjitha trojeve shqipe në një serial të vetëm, me një humor me shije, si dhe ironizim me sistemin arsimor.

Të gjitha lajmet rreth Xhevdet Jasharit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Xhevdet Jasharit

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

Magazina
“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

Magazina
Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Kalo në kategori