LAJMI I FUNDIT:

Profil i Goldie Hawn: Aktorja që nuk trembet nga mosha (Video)

Profil i Goldie Hawn: Aktorja që nuk trembet nga mosha (Video)
WASHINGTON, DC - NOVEMBER 05: Actress Goldie Hawn discusses science-based education programs to address emotional stress among children at The National Press Club on November 5, 2013 in Washington, DC. (Photo by Paul Morigi/WireImage)

Mosha është thjesht një numër dhe këtë e vërteton edhe Goldie Hawn. Gjyshe e pesë nipërve dhe mbesave thotë që plakja ka të bëjë vetëm me perspektivën personale.

Ajo ka qenë një ndër aktorët më të njohura, sidomos për pjesëmarrjen në filmin ‘The banger Sisters’. Madje ka fituar edhe çmim Oscar.


Goldie ka lindur më 21 nëntor të vitit 1945 në Uashington. Ajo është një aktore amerikane, regjisore, producente dhe në raste të rralla edhe këngëtare. Ajo është nëna e aktorëve, Oliver Hudson, Kate Hudson dhe Wyatt Rusell.

Në moshën 3 vjeçare, Goldie filloi të merrej me balet. Për shumë vite u morr me këtë pasion derisa u rrëzua dhe e larguan nga akademia e vallëzimit.

Karriera e saj kinematografike filloi me një serial televiziv Good Morning World, në vitin 1967. Më vonë, pjesëmarrja e saj filloi të njihej ndërkombëtarisht veçanërisht për bukurinë që posedonte dhe që ishte gjithmonë një person pozitiv, transmeton RTV Dukagjini.

Bashkëshorti i saj i parë ishte valltar më pastaj producent, Gus Trikonis. I dyti ishte Bill Hudson, me të cilin ka fëmijët Oliverin dhe Kate Hudson. Por, edhe pse thonë që dashuria nuk zgjatë nga aktorët hollivudian, në këtë rast, është më ndryshe.

Në profilin e përgatitur nga RTV Dukagjini mund të kuptoni se si aktorja vazhdon të jetë e dashuruar me kolegun e saj Kurt Rusell. Në komedinë romantike të Gary Marshall, çifti simpatik Kurt Russell, i cili luante rolin e marangozit dhe Goldie Hawn në rolin e Joanna Stayton lidhen së bashku pasi kjo e fundit humb kujtesën dhe Kurt përfiton nga rasti.

Edhe pse lidhja e tyre vazhdon pas ekranit, ata nuk u martuan, por qëndruan të lidhur për 32 vite. Ata qenë shumë të dashuruar dhe energjia e tyre ishte gjithmonë e pranishme tek të tjerët. Ata kanë djalin Wyatt Rusell.

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Magazina
Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Magazina
Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Magazina
Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Magazina
“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

Magazina
Kalo në kategori