LAJMI I FUNDIT:

Podolski po kryeson top-listat gjermane të këngës (Video)

Podolski po kryeson top-listat gjermane të këngës (Video)

Lukas Podolski, i cili aktualisht është pjesë e Galatasarayt, është duke kryesuar top-listat gjermane të këngëve në një bashkëpunim me Mo-Torres dhe bendin Cat Ballou.

Kënga “Liebe deine Stadt” (përk. Duaje qytetin tënd) është bërë hit në Gjermani, ndërsa kënga fton që të duhet qyteti me gjithë njerëzit që jetojnë aty.


Podolski shfaqet në klip, si ndër më të popullarizuarit e qytetit të Kolnit, ndërsa e përfundon këngën me titullin e saj. /Telegrafi/