LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Raporti i KE-së është real

SHGM: Raporti i KE-së është real

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e komenton raportin e përparimit të shkruar nga Komisioni Evropian për Maqedoninë. Në komunikatën drejtuar Telegrafit në Maqedoni, SHGM pajtohet se në pjesën dërmuese të mediave në Maqedoni mungon pluralizmi politik dhe se televizionet kombëtare në mënyrë të koordinuar mbështesin partinë në pushtet.

”Konstatojmë se pjesa më e madhe e vlerësimeve të Komisionit lidhur me dhunën ndaj gazetarëve, finansimin e mediave dhe gjendjen në Servisin publik radifuziv dhe në rregullatorin e mediave, janë identike me qëndrimet e SHGM. Komisioni konfirmoi se gazetarët janë të ekspozuar ndaj sulmve të ndryshme, ndërsa autoritetet nuk kanë ndërmarrë asgjë për të ndëshkuar autorët, në mesin e të cilëve ka pasur edhe politikane. Qartë theksohet se sulmet fizike ndaj gazetarëve, përgjimi jo-ligjor i tyre dhe kushtet e vështira të punës nxisin vetë-cenzurën.” shkruhet në mes tjerash në vlerësimin e SHGM./Telegrafi/


Ky është Raporti i KE-së për Maqedoninë
Lexo po ashtu Ky është Raporti i KE-së për Maqedoninë