LAJMI I FUNDIT:

Ky është Raporti i KE-së për Maqedoninë

Ky është Raporti i KE-së për Maqedoninë

Vendi përballet me një krizë të rëndë politike që nga viti 2001. Demokracia dhe sundimi i ligjit janë vazhdimisht nën sfidë, veçanërisht për shkak të reflektimit të ndikimit të shtetit në funksionimin e institucioneve demokratike dhe fushat kyçe të shoqërisë. Vendi vuan nga kultura e ndarë politike dhe mungesës së kapacitetit për kompromis. Më 20 korrik dhe 31 gusht 2016, udhëheqësit e katër partive politike kryesore arritën një marrëveshje mbi zbatimin e Marrëveshjes Përzhino, duke përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor 2016 dhe shprehën mbështetje për punën e Prokurorisë Speciale. Ata përsëritën angazhimin e tyre për të zbatuar “prioritete urgjente reformuese”, kështu thuhet në raportin e KE-së për Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo, ndër të tjera, është përcaktuara në përmbledhjen e fundit të raportit të progresit për Maqedoninë, njoftoi sot Komisioni Evropian.

“Situata ndëretnike mbetet e brishtë. Marrëveshja e Ohrit ende duhet të përfundojë në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Shoqëria civile ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e proceseve demokratike dhe kontrolle të sigurisë dhe balancim. Në mënyrë të ngjashme, organizatat nga shoqëria civile vazhdojnë të shprehin shqetësim rreth përkeqësimit të klimës në të cilën ata veprojnë dhe përpjekjet e kufizuara të qeverisë për dialog dhe sulmeve publike nga politikanët dhe media pro-qeveritare”, thuhet në raport.

Komisioni shënon edhe shfrytëzimin e administratës publike si mjet politik, akuza për presion mbi personelin dhe politizimin e administratës në vitin e zgjedhjeve.

Pengesat me të cilat përballet Prokuroria Speciale Publike tregon nevojën që në mënyrë efektive të përballet në mungesë të pavarësisë së gjyqësorit dhe për të parandaluar drejtësitë selektive”, thuhet në përmbledhjen e raportit.

Sipas raportit, korrupsioni mbetet i përhapur në shumë sfera dhe vazhdon të jetë një problem serioz.

Liria e shprehjes dhe gjendja e mediave mbetet një sfidë serioze në klimën e tanishme politike. Mosmarrëveshja me emrin duhet urgjentisht të zgjidhet dhe nuk shihet progres në ekonominë e tregut në periudhën raportuese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori