LAJMI I FUNDIT:

Chelsea 4-0 Man United, notat e lojtarëve (Foto)

Chelsea 4-0 Man United, notat e lojtarëve (Foto)

Chelsea ka shkatërruar Manchester Unitedin në derin e javës në Ligën Premier.

Gjiganti londinez ka arritur ti japë leksion skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0.


Golat në këtë takim për ‘Blutë’ u shënuan nga Pedro Rodriguez (1’), Gary Cahill (21’), Eden Hazard (62’) dhe N’Golo Kante (70’).

Mourinho turpërohet në Stamford Bridge, Chelsea triumfon me poker golash (Video)
Lexo po ashtu Mourinho turpërohet në Stamford Bridge, Chelsea triumfon me poker golash (Video)

Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave, varësisht nga paraqitja e tyre në këtë ndeshje.

Sipas kësaj faqe, lojtari më notën më të lartë ishte Eden Hazard, i cili u notua me 9.0, teksa dështimi i ndeshjes ishte David De Gea me notën 5.4. /Telegrafi/

Chelsea: 

chelsea-notat
Paraqitje të mirë patën edhe Kante, Pedro dhe Courtois

Man Utd: 

chelsea-notat
Paraqitje të dobët kishte edhe Smalling dhe Rashford!