Për të gjithë fansat e Besa Kokëdhimës, ka një lajm të mirë: së shpejti do të prezantohet hiti i saj i radhës, një baladë, që ashtu siç thotë dhe vetë Besa në një intervistë ekskluzive për “Wake Up” në “Top Channel”, e rikthen në skenë me entuziazëm.
“Kënga ime e re do të dalë në muajin nëntor. Titullohet “Kokëfortë” dhe është një rikthim i imi tek balada, çka më bën shumë entuziaste sepse përmes baladës gjithnjë kthehem në shtratin tim”, ka thënë ajo.
Përpos krijimtarisë personale, Besën do ta shihni edhe duke përzgjedhur talentet, siç është mësuar nga Produksioni i “The Voice of Albania”. E pyetur për pritshmëritë e saj mbi këtë show, që do ta ulë në një prej karrigeve të kuqe si trajnere, ajo nuk i ka fshehur dot emocionet, transmeton t.ch.
“E prita me shumë kënaqësi ftesën, sepse “The Voice” nuk është vetëm një program televiziv, por një mundësi shumë e mirë për talentet, që ndihmohen dhe zhvillohen më tej. Unë kujtoj fillimet e mia; fillimisht e kam ndjerë mungesën e një mentori të tillë. Ndaj, do përpiqem të bëj maksimumin për të gjithë ata që do të jenë të gatshëm të punojnë me mua. Është e rëndësishme që talentet e reja, përveç se të ndihmohen, të bëhen të gatshëm edhe për tregun muzikor. Kjo është ajo që dua të bëj me konkurrentët; t’i jap njohuritë që mua nuk mi ka mësuar njeri, por që i kam përvetësuar ndër vite”,është shprehur Besa.
Por çfarë karakteristikash duhet të ketë zëri më i mirë shqiptar, që ajo të kthejë karrigen dhe ta mbajë deri në fund të rrugëtimit?
“Unë personalisht kam një lloj tendence të gjej vokalet kadife, pra, vokale pak më të plota, pak më të ngrohta. Sigurisht edhe vokalet stil, sepse aktualisht ka shumë zhanre muzikore moderne që mbështeten shumë fort tek vokalet specifike. Nëse një vokal arrin të më emocionojë, pjesa teknike bëhet më pak e rëndësishme”,- ka nënvizuar ajo.
Besa, një zë e figurë e spikatur në skenën shqiptare, bëhet kështu gati për t’u ulur në karrigen emocionuese të “The Voice”, bashkë me Alban Skënderajn, Rona Nishliun dhe Xuxin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit