LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Sporting Lisbona transferon sulmuesin e Wolfsburgut (Foto)

Zyrtare: Sporting Lisbona transferon sulmuesin e Wolfsburgut (Foto)

Bas Dost është futbollisti më i ri i skuadrës portugeze, Sporting Lisbona.

Pas shitjes së mesfushorit Joao Mario te Interi për 45 milionë euro, skuadra portugeze është hedhur në treg për përforcime.


Sporting Lisbona ka nënshkruar marrëveshje me sulmuesin e Wolfsburgut, Bas Dost.

Sulmuesi holandez ka nënshkruar kontratë për katër vitet e ardhshme, teksa shumë e transferimit nuk është bërë publike.

Ndryshe, Dost ka zhvilluar 80 ndeshje në Bundesligë dhe ka shënuar 36 gola. /Telegrafi/

bas dost