LAJMI I FUNDIT:

Alban Skënderaj nuk është aksidentuar!

Alban Skënderaj nuk është aksidentuar!

Alban Skënderaj ka përgënjeshtruar njoftimet se ai është përfshirë në një aksident komunikacioni së bashku me Ermal Mamaqin.

Në njoftime ishte thënë se kantautori ishte aksidentuar së bashku me komikun e njohur gjatë kthimit nga Shkupi.


Por, përmes një postimi në Facebook, Albani ka sqaruar se nuk ka qenë me Ermalin në rastin e aksidentit.

“Miq në të kundërt të publikimeve nëpër portale, unë nuk kam qenë prezent në aksidentin ku është përfshirë Ermal Mamaqi, i cili falë Zotit është mirë dhe pa lëndime serioze”.

“Dua të qetësoj të gjithë njerëzit nga familjarët tek fansat. Jam në Shkup me shëndet të plotë dhe sonte për koncert në Kerçovë”, ka bërë të ditur këngëtari. /Telegrafi/