LAJMI I FUNDIT:

Europë, rrjete kriminale shfrytëzojnë fëmijët si skllevër

Europë, rrjete kriminale shfrytëzojnë fëmijët si skllevër

Policia holandeze ka deklaruar se rreth 300 fëmijë po shfrytëzohen në mbarë Europën nga banda të ndryshme që i detyrojnë ata të vjedhin deri në 1 mijë euro në ditë.

Deklarata ka ardhur pasi 4 rrjete kriminale operative u zbuluan në Holandë, Spanjë, Austri, Kroaci dhe Bosnje.


Sipas autoriteteve policore holandeze, 6 fëmijë të zhdukur në Holandë u gjetën në kushte të tmerrshme në Spanjë javën e kaluar, kur dhe u arrestua një çift rreth të 40-ave që i kontrollonte. Prokurorët që hetuan rastin deklarojnë se bëhet fjalë për një skllavëri moderne.

Operacioni nisi rreth një vit më parë, kur hetuesit e Komisariatit Qendror të Amsterdamit konstatuan se një grup fëmijësh përdoreshin vazhdimisht si hajdutë xhepash nën mbikëqyrjen e të rriturve.

Fëmijët merreshin nga shkolla nga të rriturit për të vjedhur dhe hetuesit dyshojnë se vajza minorene abuzoheshin seksualisht dhe në disa raste mbeteshin shtatzëna.

Kur agjentët e policisë spanjolle arrestuan çiftin nga Europa lindore në një apartament në Barcelonë më 15 qershor, ata gjetën një fëmijë të sapolindur dhe 5 të tjerë nën moshën 15-vjeçare.

Dy të rriturit dyshohet të jenë pjesë e një rrjeti të gjerë dhe se rasti i tyre është sipas autoriteteve maja e ajsbergut. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori