LAJMI I FUNDIT:

“Hollywoodi është vatër e keqtrajtimit seksual të fëmijëve”

“Hollywoodi është vatër e keqtrajtimit seksual të fëmijëve”

Aktori Elijah Wood, i cili rolin e parë filmik e ka realizuar në moshë tetëvjeçare, ka lëshuar një deklaratë të rëndë duke thënë se Hollywoodi është një vatër e abuzimit të organizuar seksual me fëmijë.

Gjatë një bisede për Sunday Times, ylli i “The Lord of the Rings” ka treguar se kishte qenë i mbrojtur në fëmijëri, sidomos nga nëna e tij, e cila ia kishte ndaluar të shkonte nëpër ndeja ku bashkëmoshatarët e tij ngacmoheshin. Ato përvoja, ai i ka krahasuar me përvojën e abuzuesit seksual, prezantuesit televiziv, Jimmy Savile.


“Të gjithë jemi rritur pranë Savile. Kjo është dëshpëruese. Por, është e qartë se në Hollywood ka ndodhur diçka më e madhe. Gjithçka ka qenë e organizuar. Ka shumë gjarpinj në këtë industri – njerëz të cilëve u intereson vetëm interesi personal”, është shprehur aktori.

Ai ka thënë se krime të tilla vazhdojnë të ndodhin pa u treguar nga viktimat, të cilat nuk flasin për këto gjëra, transmeton Telegrafi.

“Kjo është një tragjedi ndaj përpjekjeve për të gjetur ato çfarë u kanë ndodhur njerëzve të pafajshëm. Viktimat që përpiqen të flasin për këtë ‘shkatërrohen’, ndërsa jeta e tyre dëmtohet pakthyeshëm”, ka shtuar Wood.

Në vitet e fundit janë rritur shumë akuzat ndaj njerëzve në Hollywood për keqtrajtime seksuale. Edhe dokumentari i vitit të kaluar, “An Open Secret”, ofron fakte të ngjashme për keqtrajtimin e fëmijëve në industrinë filmike.

Në vitin 2012, aktori Corey Feldman kishte rrëfyer për frikën që kishte përjetuar në vitet e tetëdhjeta kur kishte qenë i rrethuar nga 15 abuzues, “të cilët si skifterë kishin fluturuar rreth tij”.

Në Hollywood është formuar edhe një grup që i ndihmon fëmijët aktorë të keqtrajtuar e që deri më tani thuhet se i ka ndihmuar 100 viktima. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori