LAJMI I FUNDIT:

Familjarët akuzojnë EULEX-in, për përdhosje të varrezave të martirëve (Video)

Familjarët akuzojnë EULEX-in, për përdhosje të varrezave të martirëve (Video)

Ahmet Dushku kishte ardhur një ditë pasi EULEX-i kishte zhvarrosur trupin e të vëllait nga varrezat ku pushonte për tetë vjet. Por, ajo që kishte parë në tetorin e 2014-s, e kishte tmerruar.

14 varre të mbetura bosh thotë se ishin përdhosur nga punëkryesit e kontraktuar nga EULEX-i. Punonjësit kishin marrë vetëm eshtrat, për të lënë prapa arkivolet e thyera, raporton KTV.


Por, këtë gjë nuk e kishin ditur familjarët e të zhvarrosurve deri një ditë para së të vijë koha e rivarrimit, e kur Ahmet Dushku do të tregonte se nuk është dinjitoze që të vendoset arkivol mbi arkivol.

Familjarët që më 2012-n patën paralajmëruar padi për zhvarrimet.

EULEX-i dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore atëkohë patën deklaruar se nuk ndihen përgjegjës për gabimet e bëra në identifikimet dhe analizat, pasi identifikimet ishin bërë nga antropologë serbë dhe ata të UNMIK-ut.

Ata patën deklaruar se i kanë parë të domosdoshme zhvarrimet për të përmbyllur procesin e stërzgjatur të identifikimit të mbetjeve mortore në morgun e Prishtinës.

Derisa kishin pritur 4 vjet për të nisur procesin e zhvarrimeve pasi familjaret nuk donin të hapnin plagët e mbyllura që më 2006-n.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori