LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët e vitit sipas Goal në Spanjë, Francë, Itali, dhe Gjermani

Futbollistët e vitit sipas Goal në Spanjë, Francë, Itali, dhe Gjermani

Goal ka bërë një sondazh për “Futbollistin e Vitit” në katër ligat më të mira në Evropë, përjashtim Anglisë.

Votuesit kanë përzgjedhur futbollistët më të mirë në La Liga, Ligue 1, Serie A dhe Bundesliga, transmeton Koha.net.

Sulmuesi më i mirë në La Liga, Luis Suarez është përzgjedhur më i miri në Spanjë, duke lënë prapa dy yjet e tjerë Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi.


Ai në këtë sezon ka shënuar 40 gola në 35 ndeshje, dhe me formën e tij të treguar ka marr 42 për qind të votave të lexuesve të Goal, kurse Ronaldo mori 37 për qind.

Një dominim i lartë ishte në Francë nga Ibrahimoviq, i cili mori 62 për qind të votave, duke lënë prapa futbollistin e Nice, Hatem Ben Arfan, i cili në këtë sezon ka rikthyer formën duke shënuar 17 gola, ndërsa mori 20 për qind të votave të lexuesve.

Pas tyre ishin Angel Di Maria dhe Alexander Lacazzete.

Në Serie A më i miri është zgjedhur Gonzalo Higuain, i cili në këtë sezon arriti të thyejë rekordin në elitën e futbollit italian duke shënuar 36 gola. Ai la prapa yjet e Juventusit, Dybala, Buffon dhe Pogba, kurse i fundit ishte Nainggolan i Romës.

Fitues i befasishëm ishte në Gjermani, Aytac Sulu, i cili mbron ngjyrat e Darmstadtit.

Ai mori 36 për qind të votave, duke lënë prapa yllin e Dortmundit Henrikh Mkhitaryan, i cili mori 28 për qind të votave, i pasuar nga Robert Lewandowski.

Në trend Sport

Më shumë
Jake Paul mposht Mike Tyson në meçin e shumëpritur të boksit

Jake Paul mposht Mike Tyson në meçin e shumëpritur të boksit

Boks

"Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri" - Amir Rrahmani në konferencë për media

Përfaqësuesja e Kosovës
Tollovi pas konferencës – një zyrtar rumun provokon Edon Zhegrovën

Tollovi pas konferencës – një zyrtar rumun provokon Edon Zhegrovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Dardanët refuzuan të dalin në fushë, nuk vazhdoi ndeshja Rumani - Kosovë: Gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute

Dardanët refuzuan të dalin në fushë, nuk vazhdoi ndeshja Rumani - Kosovë: Gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute

Cili do të jetë fati i ndeshjes nëse takimi ndërpritet përfundimisht - shpjegojnë rregullat e UEFA-s

Cili do të jetë fati i ndeshjes nëse takimi ndërpritet përfundimisht - shpjegojnë rregullat e UEFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës
Telegrafi sjell pamje nga momenti kur u ndërpre ndeshja Rumani – Kosovë

Telegrafi sjell pamje nga momenti kur u ndërpre ndeshja Rumani – Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori