Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka premtuar se do ta shpallë të pavlefshëm Departamentin e Arsimit.
Gjatë fushatës, ai ka përmendur vazhdimisht këtë agjenci si një simbol të ndërhyrjes federale në jetën e përditshme të familjeve amerikane.
“Unë e them gjithmonë, mezi po pres të kthehem dhe ta bëj këtë. Ne do ta eliminojmë përfundimisht Departamentin Federal të Arsimit”, ka thënë ai në muajin shtator gjatë një tubimi në Wisconsin.
“Ne do ta pastrimin moçalin e arsimit qeveritar dhe do të ndalojmë abuzimin me paratë tuaja të taksave për të indoktrinuar rininë e Amerikës me gjithfarë gjërash që ju nuk dëshironi që rinia jonë të dëgjojë”, ka thënë 78-vjeçari.
Në vitin 1979, presidenti i atëhershëm, Jimmy Carter, demokrat nga Georgia, firmosi një legjislacion që e bënte Departamentin e Arsimit një agjenci në nivel kabineti – duke realizuar një premtim fushate që ia bëri një prej sindikatave më të mëdha të mësuesve të vendit, Shoqatës Kombëtare të Arsimit.
Më herët, programet federale të arsimit ishin mbajtur në agjenci të tjera, shkruan cnn.
Trump nuk ka thënë saktësisht se si do ta mbyllte departamentin – që do të kërkonte një akt të Kongresit amerikan – ose çfarë do të ndodhte me programet e arsimit të financuara nga qeveria nëse ai do ta bënte këtë.
Drejtimi i parave për shtetet dhe shkollat
Disa nga detyrat më të mëdha të Departamentit të Arsimit janë administrimi i financimeve federale të alokuara nga Kongresi për shkollat deri në klasën e 12 (K-12) dhe menaxhimi i programeve federale të kredive studentore dhe ndihmës financiare.
Dy nga programet më të mëdha të financimit për shkollat K-12 janë programi Title I, i cili ka për qëllim të ndihmojë edukimin e fëmijëve të familjeve me të ardhura të ulëta, dhe programi IDEA, që u jep shkollave para për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Këto programe ndihmojnë në përmbushjen e qëllimit të shpallur nga Kongresi për Departamentin e Arsimit “për të siguruar qasje në mundësi të barabarta arsimore për çdo individ”.
Këto programe së bashku ofrojnë shkollave K-12 rreth 28 miliardë dollarë në vit. Por, financimi federal zakonisht përbën vetëm rreth 10 për qind të të gjithë financimeve për shkolla, pasi pjesa tjetër vjen nga taksat shtetërore dhe lokale. Megjithatë, shkollat kanë marrë financime shtesë federale gjatë katër viteve të fundit për t’i ndihmuar ato të rimëkëmben nga pandemia e COVID-19.
Departamenti i Arsimit gjithashtu shpërndan rreth 30 miliardë dollarë në vit për studentët e varfër në kolegje përmes programit “Pell Grant” dhe menaxhon portofolin e kredive studentore prej 1.6 trilion dollarë.
Kryerja e mbikëqyrjes dhe krijimi i rregulloreve
Departamenti i Arsimit ka gjithashtu një rol mbikëqyrës dhe angazhohet në hartimin e rregulloreve federale.
Për shembull, Zyra e të Drejtave Civile është përgjegjëse për hetimin e ankesave për diskriminim në kolegje dhe shkolla K-12, që janë rritur ndjeshëm pas sulmit terrorist të vitit të kaluar të Hamasit ndaj Izraelit.
Departamenti mund të krijojë gjithashtu rregullore federale. Disa nga rregullat e agjencisë së fundit kanë prekur çështje që lidhen me luftërat kulturore që shpërthyen në politikën lokale gjatë pandemisë së coronavirusit.
Departamenti i Arsimit i presidentit amerikan, Joe Biden forcoi mbrojtjet për studentët transgjinorë, dhe agjencia është gjithashtu e përfshirë në hartimin e rregulloreve për faljen e kredive studentore të administratës. Por, të dyja këto rregullore janë aktualisht në gjykatë.
Nga ana tjetër, administrata e parë Trumpit hoqi udhëzimet e periudhës e ish-presidentit amerikan, Barack Obama që kishin për qëllim të siguronin që studentët nga grupe të pakicave të mos disiplinoheshin padrejtësisht në shkolla.
Megjithatë, shtetet dhe bordet e shkollave lokale mbajnë ende pushtet që nuk mund të zëvendësohet nga departamenti. Gjatë pandemisë, për shembull, Departamenti i Arsimit nuk mund të kërkonte që shkollat të mbylleshin ose të qëndronin të hapura për mësim në prezencë. Në fakt, pavarësisht kërcënimit nga presidenti i atëhershëm Trump, dega ekzekutive nuk mundi të ulte njëanshëm financimin federal për shkollat që nuk u hapën në vjeshtën e vitit 2020.
Paratë federale vijnë me kushte
Paratë federale që shkollat marrin përmes programeve si Title I dhe IDEA vijnë me kushte. Shkollat marrin paratë në varësi të plotësimit të kushteve të caktuara dhe kërkesave për raportim.
“Për ata nga ne që shqetësohen për burokracinë që krijon Departamenti i Arsimit, si të trajtojmë këto rregulla dhe kushte është pyetja më e madhe”, tha Frederick Hess, studiues i lartë dhe drejtor i studimeve të politikave arsimore në Institutin American Enterprise.
“Shpallja e pavlefshmërisë së departamentit është pak më shumë se një shprehje e shpejtë”, shtoi ai.
Një mënyrë për të trajtuar burokracinë është të shpërndahet financimi federal përmes asaj që quhet “grant bllok”, i cili ka më pak kërkesa.
Mbyllja e departamentit mund të mos e eliminojë financimin federal të arsimit Programet e financimit federal për shkollat K-12 që ndihmojnë nxënësit e familjeve me të ardhura të ulëta dhe fëmijët me aftësi të kufizuara ishin krijuar përpara themelimit të Departamentit të Arsimit.
Është e mundur që disa nga këto programe financimi të zhvendosen në agjenci të tjera federale nëse mbyllet Departamenti i Arsimit.
“Unë nuk mendoj se shkollat do të humbnin papritmas para”, tha Marguerite Roza, drejtoreshë e Edunomics Lab, qendër kërkimore që fokusohet në politikën e financave të arsimit në Universitetin Georgetown.
Për shembull, programi Title I “ka treguar se është relativisht popullor në të dyja anët e spektrit politik”, tha Roza.
Kur presidentët kanë propozuar ulje të buxhetit të Departamentit të Arsimit në të kaluarën, Kongresi ka rezistuar dhe ka alokuar më shumë fonde sesa ajo që kërkoi presidenti rreth 71 për qind të kohës, sipas një analize nga Brookings Institution.
Edhe kur administrata e parë Trumpit propozoi ulje të buxhetit të departamentit, Kongresi nën kontrollin e Partisë Republikane përfundimisht e rriti financimin.
Kongresi është i paqartë nëse do të miratojë mbylljen e plotë të një agjencie
Është e rëndësishme të theksohet se mbyllja e një agjencie federale do të kërkonte një votim në Kongres.
Thirrjet për ta shpallur të pavlefshëm Departamentin e Arsimit ose për ta bashkuar atë me një agjenci tjetër federale nuk janë të reja.
Presidenti i atëhershëm republikan, Ronald Reagan, kërkoi eliminimin e agjencisë vetëm një vit pas fillimit të operimit të saj në vitin 1980 – por u tërhoq kur duket se nuk kishte mbështetje të madhe në Kongres.
Gjatë mandatit të parë të Trumpit si president, administrata propozoi bashkimin e Departamenteve të Arsimit dhe Punës në një agjenci federale.
Edhe pse republikanët kontrollonin – Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin – propozimi nuk u mbështet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këputen kabllot e internetit të Suedisë dhe Finlandës, dyshohet për akt sabotimi
Trump shkon në Paris, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga fitorja në zgjedhjet për president të SHBA-së
Ligjvënësit amerikanë mbështesin teorinë se ”COVID-19 ka të ngjarë të ketë dalë nga një laborator në Wuhan, Kinë”
NASA vëren 'galaktika të UFO-ve' misterioze të fshehura thellë në hapësirë
Vala e re e sulmeve me dronë kamikaz mbi pozicionet ruse, ukrainasit i shkatërrojnë tanket dhe autoblindat e tyre
Scholz mbron vendimin për raketat me rreze të gjatë veprimi – “i kujdesshëm” edhe për anëtarësimin e Ukrainës në NATO
Policia australiane sekuestron 2.3 ton kokainë që kap vlerën e 500 milionë dollarëve, u gjet në një varkë të prishur
Trump kërcënon me veprime të ashpra nëse pengjet izraelitë nuk lirohen nga Gaza
Këputen kabllot e internetit të Suedisë dhe Finlandës, dyshohet për akt sabotimi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Ish-hetuesi policor në veri për sulmin në Ibër-Lepenc: Mister pse eksplozivi nuk u vendos në këmbë të urës, por në mes të saj
Ushtari malazez fotografohet duke bërë shqiponjën, shkakton reagime në Mal të Zi
Eksperti Tahirukaj shpjegon pse u zgjodh Varraga si lokacion për shpërthimin e kanalit të Ibër-Lepencit
Çka thuhet në letrën e Hashim Thaçit për FSK-në në veri?
Diana i jep Arionit një informacion nga jashtë
Trump kërcënon me veprime të ashpra nëse pengjet izraelitë nuk lirohen nga Gaza