Moti në Kosovë gjatë periudhës 7–11 shtator pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, i ngrohtë dhe me intervale të gjata me diell.

Sipas parashikimit për ditët e ardhshme, temperaturat do të jenë mbi vlerat tipike për fillimin e muajit shtator, veçanërisht në ditët e para të javës.


Të hënën, më 7 shtator, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 31 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.

Në përgjithësi, pjesa më e madhe e javës pritet të karakterizohet nga mot i ngrohtë dhe intervale me diell.

Megjithatë, të enjten, më 10 shtator, pritet një ndryshim i përkohshëm i kushteve atmosferike, me reshje shiu dhe mundësi për shkarkime rrufesh, kryesisht në zona lokale.

Pas këtyre zhvillimeve, të premten pritet një rënie e lehtë e temperaturave.

Kështu, java e ardhshme në Kosovë pritet të nisë me mot të ngrohtë e kryesisht të kthjellët, ndërsa ndryshimi i motit pritet të vërehet më shumë nga mesi i javës./Telegrafi/