Një rast i sulmit seksual është raportuar në Prishtinë më 3 shtator 2026.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 21:00, ndërsa i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se e ka kryer veprën penale ndaj viktimës, po ashtu mashkull kosovar.


Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse dhe rasti është duke u trajtuar më tej.

Detaje të tjera lidhur me rastin nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/