Tentoi ta vriste një grua dhe sulmoi një tjetër në Klinë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Klinë, nën dyshimin për vrasje të rëndë në tentativë dhe sulm fizik ndaj një personi tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 shtator rreth orës 18:30. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprën ndaj një gruaje kosovare, ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht edhe një viktimë të dytë, po ashtu grua kosovare.
Të dyja viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.
Pas arrestimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë, nën mbikëqyrjen e njësive policore.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
44 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































