LAJMI I FUNDIT:

‘Thelma’ dhe ‘Louise’ flasin për ndikimin e hit-filmit të dikurshëm (Foto)

‘Thelma’ dhe ‘Louise’ flasin për ndikimin e hit-filmit të dikurshëm (Foto)

Protagonistet e filmit “Thelma & Louise”, Susan Sarandon dhe Geena Davis, u ribashkuan në Kanë, me rastin aktivitetit “Woman in motion” në mbështetje të grave në industrinë e filmit.

yjet u nderuan për kontributin e tyre në këtë industri dhe kauzat që prekin gratë. Në ceremoni ishin të pranishme edhe aktoret Freida Pinto dhe Isabelle Huppert, bashkë me Kristen Dunst e Mads Mikkeelsen që janë edhe pjesëtarë të jurisë të edicionit të këtij viti të festivalit të Kanës.


sarandon=thelma

Kur u pyet lidhur me filmin “Thelma & Louise” dhe impaktin qe ai ka pasur në 25 vitet e performances së tyre, Sarandon tha se fillimisht nuk i kishin imagjinuar reagimet që do të shkaktonte, transmeton TCH.

“Ne nuk e kuptuam se sa kërcënues do të ishte. Nuk e di a i mbani mend reagimet e ashpra që shkaktoi në atë kohë. Tani është një film feminist, por atëherë njerëzit thanë se ne po ligjëronim vetëvrasjen”, ka deklaruar aktorja.

Nga ana e saj, Davis deklaroi se ishte befasuar nga reagimet që do të ngjallte filmi.

thelmalouise

“As nuk e kishim idenë se do të kishte reagime të tilla. Fama që pasoi ishte befasuese, por gjithashtu edhe shpërthimet negative të shtypit. Faktin se edhe gratë mund të kenë armë, disa e panë si një gjë të tmerrshme, duke pretenduar se bota u shkatërrua. Por pjesëmarrja në një film që ndez kaq shumë gjakrat, ishte diçka e veçantë”, është shprehur ajo.

Sarandon kërkoi që gratë të mos dekurajohen nga diferenca e madhe në pagesa mes gjinive në industrinë e filmit. Edicioni i 69-të i Festivalit të Kanës nisi më 11 maj, duke sjellë emrat më në zë të kinemasë botërore në rivierën franceze.

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori