LAJMI I FUNDIT:

Popovska: Anëtarët e KSHZ-së duhet që të japin dorëheqje

Popovska: Anëtarët e KSHZ-së duhet që të japin dorëheqje

Kryetarja e RDM-së, Liljana Popovska si fajtor kryesor për mos plotësimin e kushteve për zgjedhjet me 5 qershor e paraqet KSHZ-në e cila, sipas saj, duhet që të shkarkohet ose jap dorëheqje.

“Zgjidhja e krizës në këtë fazë duhet të nis me dorëheqjen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, pasi që nuk e kreu punën.


Ata janë fajtor pse nuk mund të mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike me 5 qershor. Pastrimi nisi në mënyrë transparente dhe të gjithë pamë se lista zgjedhore është e mbushur me të vdekur, të shpërngulur, persona që nuk ekzistojnë.

Vet KSHZ-ja fillimisht me konsensus erdhi në përfundim se ka mbi 300.000 votues të dyshimtë që duhet të kontrollohen, ndërsa tani thotë se lista zgjedhore është e pastruar. Si mund të besojmë në këtë, kur e dimë RDM-ja ka paraqitur shumë gabime në listë, KSHZ nuk e bëri kontrollin në terren e as që u përgjigj.

Në atë paraqitje qëndron edhe emri i kryeministrit aktual, Emil Dimitriev i gjetur në adresë tjetër prej asaj ku jeton në Probishtip. I njëjti ka dhënë edhe adresë të tretë në listën anketuese. Dhe si t`i besojmë tani institucioneve, të drejtuara prej këtyre njerëzve se do të sigurojnë zgjedhje të lira dhe demokratike?”, pyet Liljana Popovska nga RDM./TetovaSot/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Deputeti i

Deputeti i "Junts" në Parlamentin spanjoll: Kosova është shtet i pavarur, Qeveria e Spanjës duhet ta njohë

Lajme
Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Lajme
Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Lajme
Gërvalla: Komiteti i Ministrave të mblidhet e të votojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Gërvalla: Komiteti i Ministrave të mblidhet e të votojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Politikë
Kalo në kategori