LAJMI I FUNDIT:

Xhemaili golin ia dedikon djalit të tij

Xhemaili golin ia dedikon djalit të tij

Blerim Xhemaili arriti të shënoi edhe një gol tjetër të rëndësishëm në kampionatin italian Serie a.

Mesfushori shqiptar i Përfaqësueses së Zvicrës, i dha fitoren skuadrës së tij Genoas në udhëtim tek Sassuolo.

Pas ndeshjes Xhemaili ka bërë të ditur se golin e shënuar ia dedikon djalit të tij që e kishte ditëlindjen ditë më parë.


“Golin ia dedikoj djalit tim që kishte ditëlindjen pak ditë më parë dhe për të gjithë njerëzit që janë afër meje në këtë vit i cili është një rimëkëmbje për mua”.

“Kjo është fitore e gjithë ekipit, secili dha maksimumin dhe nuk dëshiruam të kthehemi të mposhtur. Jemi kthyer ndaj kritikave dhe mendoj se u dëshmuam në fushë”, tha Xhemaili. /Telegrafi/