LAJMI I FUNDIT:

Dellova futbollisti i tretë që do të largohet nga Ballkani – mbrojtësi vërshohet nga ofertat

Dellova futbollisti i tretë që do të largohet nga Ballkani – mbrojtësi vërshohet nga ofertat

‘Telenovela’ Lumbardh Dellova do të vazhdojë edhe këtë verë, si në dy afatet kalimtare të kaluara ku mbrojtësi kosovar nuk e kishte të qartë të ardhmen e tij.

Mbrojtësi kosovar është padyshim më i miri në Superligën e Kosovës dhe nuk kanë munguar ofertat për të nga klubet evropiane prej kohësh.

Megjithatë Ballkani ka refuzuar edhe në verën e vitit të kaluar, por edhe në afatin kalimtar të janarit të gjitha ofertat në drejtim të tyre.

Njësoj kanë vepruar edhe tani, ku katër skuadra kanë dalë me oferta zyrtare, por që të katërtat janë refuzuar nga Ballkani dhe Dellova.

Armend Thaqi e konfirmon se ishte ndeshja e fundi, do të kalojë te klubi i njohur rumun
Lexo po ashtu Armend Thaqi e konfirmon se ishte ndeshja e fundi, do të kalojë te klubi i njohur rumun

25-vjeçari ka marrë oferta nga Rumania, Hungaria, Polonia dhe Ukraina, por deri më tani këto oferta janë refuzuar.

Telegrafi merr vesh edhe emrat e katër skuadrave që kanë bërë oferta për Dellovën dhe ato janë CFR Cluj (Rumani), Debreceni (Hungari), Craiova (Poloni) dhe Oleksandriya (Ukrainë).

Të gjitha këtë oferta janë refuzuar, pasi Dellova synon që të luajë për ndonjë klub më të mirë se katër të lartpërmendurit.

Edvin Kuc konfirmon zyrtarisht largimin nga Ballkani - po transferohet në Azerbajxhan
Lexo po ashtu Edvin Kuc konfirmon zyrtarisht largimin nga Ballkani - po transferohet në Azerbajxhan

Gjithsesi edhe te kampioni në fuqi i Kosovës po presin që nga shitja e Dellovës të fitojnë rreth 150 mijë euro, pasi Dellova ka kontratë edhe gjashtë muaj me suharekasit.

Një gjë është e sigurt, pas Edvin Kuc që do të kaloj te Neftchi Baku dhe Armend Thaqit te Cluj, Lumbardh Dellova do të jetë i larguari i radhës nga Ballkani. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Sport

Më shumë
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Përfaqësuesja e Kosovës
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Përfaqësueset
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin

Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin

Kombëtarja e Shqipërisë
Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago, tregon se ku do të luaj sezonin e ri

Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago, tregon se ku do të luaj sezonin e ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori