LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: BDI doli në mbrojtje të politikave antiamerikane

Lëvizja Besa, në një komunikatë drejtuar Telegrafi Maqedoni, ka reaguar në lidhje me tërheqjen e ministrave të BDI-së nga qeveria.

‘Me vendimin e mbrëmshëm të BDI-së, që ajo të tërhiqet nga Qeveria, kjo parti edhe një herë dëshmoi se në kohën kur në Maqedoni po thyhen shtizat ndërmjet agjendës amerikane për dekriminalizimin e politikës dhe për rikthimin e saj në rrugën e integrimeve euro-atlantike, kjo parti përsëri doli në mbrojtje të politikave antiamerikane.

Akoma pa u pastruar lista zgjedhore, pa përfunduar reformat shumë të nevojshme në media dhe pikërisht kur filloi të veprojë Prokuroria Speciale, kjo parti po e braktis qeverisë, që kështu t’ia bëjë shërbimin e fundit VMRO-DPMNE-së dhe t’i mundësojë asaj të shpëtojë çka të mundet dhe t’i shpëtojë zyrtarët e saj që tashmë janë të vdekur politikisht’, (sic) nga lëvizja Besa.