LAJMI I FUNDIT:

Arsenali gati ofertë marramendëse për yllin e Atleticos

Arsenali gati ofertë marramendëse për yllin e Atleticos

Saul Niguez është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Mesfushori i talentuar i Atletico Madrid po paraqitet mjaftë mirë këtë edicion në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve gjë që ka zgjuar interesimin e gjigantëve evropian.

Skuadra angleze Arsenal është vënë së fundmi pas tij dhe ka gati një ofertë prej 35 milionë euro për transferimin e tij në ‘Emirates Stadium’.


21-vjeçari ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2020, por ka kërkuar rritje page dhe Arsenali mund t’ia plotësojë çdo kërkesë.

Por për t’i siguruar shërbimet e tij ‘Topçinjtë’, duhet ta mposhtin konkurrencën e Juventusit, Manchester Unitedit, Barcelonës dhe Chelseat. /Telegrafi/