LAJMI I FUNDIT:

​Audio-përrallat vijnë edhe në Kosovë

​Audio-përrallat vijnë edhe në Kosovë

Banka TEB dhe Telekomi i Kosovës kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi për lansimin e një programi për dëgjimin e përrallave falas për më të vegjlit.

Marrëveshja u nënshkrua nga Orcun Ozdemir, drejtor menaxherial i TEB Sh.A dhe Agron Mustafës, drejtor gjeneral i Telekomit të Kosovës.


Ndërsa, përmes këtij produkti, TEB dhe VALA, sjellin audio-përrallat më afër fëmijëve tuaj si asnjëherë më parë, duke iu mundësuar fëmijëve që të dëgjojnë përrallat e tyre të preferuara sa herë që të dëshirojnë.

Drejtori menaxherial i TEB Sh.A, Orcun Ozdemir, u shpreh se si baba i dy fëmijëve që është, kënaqësi për projektin që kanë arritur të sjellin në bashkëpunim me Vala-n e që siç tha ai, ideja për këtë produkt i ka ardhur pikërisht nga leximi i përrallave që prindërit iu bëjnë të vegjëlve të tyre.

“Unë jam baba i dy fëmijëve dhe zakonisht të gjithë ne iu lexojmë atyre libra natën. Kështu më erdhi ideja për këtë projekt i cili është njëri prej projekteve tona edhe në Turqi. Qëllimi i këtij projekti është që fëmijët të dëgjojnë sa ma shumë përralla. Ky është vetëm fillimi, pasi që ne po përpiqemi që të rrisim numrin e përrallave dhe kemi edhe disa projekte tjera për rritjen e kualitetit”, u shpreh Ozdemir.

Agron Mustafa, tha se kjo nuk është hera e parë që me TEB Bankën bashkëpunojnë në projekte të ndryshme, ndërsa theksoi se ky është promovimi më i veçantë pasi që u dedikohet fëmijëve.

Ai u shpreh se kanë vënë në dispozicion numrin 0800 2300, me ç’rast çdo thirrje në këtë numër lidh fëmijën me përrallat.

“Sot kemi të bëjmë me dëgjimin e përrallave përmes telefonit, ku ne si Telekom i Kosovës kemi vënë në dispozicion numrin 08002300 dhe çdo thirrje në këtë numër lejon çasje për fëmijët tanë të dëgjimit të përrallave më të famshme. Këtë projekt e ka mundësuar TEB Bank, normalisht është bashkëpunim me ne dhe është një projekt në dobi të komunitetit, në këtë rast të komunitetit më simpatik në vendin tonë, në dobi të fëmijëve tanë”, tha Mustafa.

Përrallat e ofruara nga ky produkt janë ndër më të njohurat për të vegjlit dhe dëgjimi i tyre mundësohet në gjuhën shqipe.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori