LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen po përgatitë rivalin e modeleve Raptor dhe A4 (Foto)

Volkswagen po përgatitë rivalin e modeleve Raptor dhe A4 (Foto)

Prodhuesi gjerman Volkswagen, ka bërë të ditur se do të lansojë një makinë për terrene të vështira, që e rivalizon Ford F-150 Raptor dhe Audi A4.

E tëra që dihet se është emëruar Golf Allroad, si dhe do t’i ketë 300 kuajfuqi, ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, kjo nuk ka ndaluar që të bëhen ilustrime të ndryshme, ku duket se shfaqet kjo veturë.

Më poshtë janë disa forma ekstreme, me të cilat Volkswagen do të mund të mposhte konkurrencën.

Duke pasur parasysh se F-150 Raptor është vlerësuar me nota të larta nga kritika, vështirë se mund të rrëzohet nga kjo pozitë për një kohë të gjatë. /Telegrafi/