LAJMI I FUNDIT:

Genesis njofton për ndryshimet e reja të modelit GV70

Genesis njofton për ndryshimet e reja të modelit GV70

GV70 ka qarkulluar në tregje botërore që nga fundi i vitit 2020, kështu që Genesis mendon se tani është koha për një përditësim të tij.

Pas më shumë se 200 mijë njësive të shitura, crossover-i luksoz po merr ndryshime të lehta jashtë dhe një përditësim të madh brenda.


Bëhet e ditur se GV70 i vitit 2025 do të përmbajë ekran më të madh, përcjell Telegrafi.

Por, ka edhe ndryshime tjera përtej ekranit.

Aty përfshihen paneli i kontrollit të klimës dhe timoni me dy ngjyra me një logo të re me krahë.

Sa i përket pamjes së jashtme, GV70 nuk do të ndryshojë shumë, përveç disa ndryshimeve dhe përditësimeve në dritat e pasme.

Për ndryshime të tjera, marka do të njoftojë javëve në vijim. /Telegrafi/