LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje, skeptike për formimin e Ushtrisë

Vetëvendosje, skeptike për formimin e Ushtrisë

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tryezë diskutimi me temën “Forca e Sigurisë së Kosovës dhe rregullimet ligjore”.

Gjatë kësaj tryeze kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka theksuar se është e domosdoshme që Kosova ta ketë ushtrinë e saj.


Ymeri ka thënë se edhe para zgjedhjeve të vitit 2014 janë sjellë disa amendamente kushtetuese që mundësonin formimin e Forcave të Armatosura, duke theksuar se në atë kohë sipas tij diskursi nuk ka qenë në nivel institucional.

“Në atë kohë Qeveria e Kosovës u tërhoq vet nga ato amendamente kushtetuese… Edhe atëherë këto amendamente u sollën pak para zgjedhjeve”, ka thënë Ymeri.

Ymeri më tej ka theksuar se “duke pasur parasysh rrethanat në të cilat veprojmë, duket se do duhet ta ndjekim një procedurë të shpejt që FSK-në ta bëjmë ushtri”.

Ai gjithashtu ka theksuar se si Lëvizje Vetëvendosje janë skeptik ndaj mënyrës se si është sjellur në Kuvend, Projektligji për FSK-në.

“Kemi njëfarë skepticizëm të mënyrës se si është sjellë ky ligj e besa edhe ndaj personit që e ka sponsorizuar këtë ligj, Hashim Thaçit”, tha Ymeri, transmeton Telegrafi.

E në anën tjetër, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka theksuar se pavarësisht vërejtjeve serioze që kanë në strukturimin e këtij projektligji, Vetëvendosje mbështet ndryshimet kushtetuese.

Selimi ka theksuar se më tej se presidenti Thaçi ka bërë një gabim të madh duke mos u koordinuar me faktorët ndërkombëtarë për këtë.

“Ka ndodhur një gabim që nuk do të duhej të ndodhte moskoordinimi me faktorët ndërkombëtar Qeverinë e Kosovës, ministrinë e FSK-së, opozitën”, ka thënë Selimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori