LAJMI I FUNDIT:

Të ftohtit u mori jetën 15 personave në SHBA

Të ftohtit u mori jetën 15 personave në SHBA

Stuhia e fortë dimërore sot ka sjellë borë në brendi të pjesës verilindore të Amerikës dhe shi e erë në hapësirat përgjatë bregdetit. Sipas agjencisë amerikane të lajmeve Associated Press (AP), të paktën 15 persona kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë pa energji elektrike.

Zëdhënësi i Shërbimit Kombëtar për Motin, David Roth tha se më së shumti borë do të ketë në pjesën veriore të Pensilvanisë, në pjesën veriore të shtetit New York dhe në brendi të disa shteteve të tjera federale, para se stuhia të niset për në Kanada.

Në qytetet më të mëdha të Bregut Lindor, New York, Philadelphia dhe Boston ka pasur kryesisht erëra të forta dhe shi sot në mëngjes. Hapësirat e tjera ishin një përzierje të shiut me borën apo vetëm shi, i cili ka shkaktuar vështirësi për udhëtarët dhe ata që ktheheshin në shtëpi pas vizitave familjare për Krishtlindje. /Telegrafi/