LAJMI I FUNDIT:

Rama, për deklaratat e Vuçiqit dhe Daçiqit: Zgjidhja e problemit është te njohja e Kosovës nga ana e Serbisë

Rama, për deklaratat e Vuçiqit dhe Daçiqit: Zgjidhja e problemit është te njohja e Kosovës nga ana e Serbisë

E respektoj iniciativën e Aleksandar Vuçiqit për dialog të brendshëm për Kosovës e që drejtpërdrejtë do të ballafaqohet me të kaluarën, ka thënë për ditoren Blic të Serbisë, kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama.

“Më ka prekur teksti i Vuçiqit i botuar në ditoren tuaj. Duke lexuar ata rreshta, mund të ndjeja dhembjen e vërtetë dhe në të njëjtën kohë një përcaktim mbresëlënës. Ishte gjest i lavdërueshëm për udhëheqjen tuaj të cilin e përshëndes publikisht. Atë tekst e vura në Facebook. Pas këtij hapi të parë, Vuçiq ka vazhduar zhvillimin e vizionit të guximshëm për të ardhmen e Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.


I pyetur se cila për të është zgjidhja e “problemit të Kosovës”, ai thotë njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.

“Por, kur e vë veten në këpucët e Vuçiqit, e di se është më lehtë të thuhet se të bëhet kjo”, thotë Rama, duke shtuar se “zgjidhja e këtij problemi është në interes të të gjithëve”.

Ndërkaq, i pyetur për të komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, që të ndahet Kosova, kryeministri i Shqipërisë thotë se është propozim i pazakontë. Ndërsa, në lidhje me deklaratën e mëparshme të tij se nuk përjashtohet mundësia e bashkimit të Kosovës e Shqipërisë në rast të stagnimit të integrimeve evropiane, sqaron: “Ajo që thash është përfundim trivial e jo plan, kërcënim apo dëshirë. Sigurisht, nëse ne supozojmë se horizonti i integrimit evropian mund të jetë i mbyllur për rajonin tonë, nuk është shkencë që të parashikojmë se fantazmat e së kaluarës mund të ringjallen. A është kjo e qartë?”!

Rama shprehet se ndihet krenar që ka kontribuuar në avancimin e raporteve të Shqipërisë me Serbinë. Kur është fjala te basketbolli, arti dhe politika, ai thotë se e ka dashur basketbollin në rini, se artin e do si pjesë të dëshirave të tij, e se politika është pjesë e qenies së tij. Ndërkaq, për stilin “unik” të veshjes thotë se ai është stilisti i vetes së tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Lajme
Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Lajme
Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Elfije Boletini
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Lajme
Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Kronika e Zezë
Kalo në kategori