LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Alma Arrazi, së bashku me tre fëmijët e saj mbrëmjen e 2 majit, nuk u hodh nga ura e re e Bunës. Kjo tashmë është konfirmuar nga grupi hetimor, ndërkohë që Report TV mëson se 39-vjeçarja me tre fëmijët i është drejtuar fundit të urës, rrugë që të çon në rrugën nacionale Shkodër – Muriqan.

Prokuroria shkoi drejt kësaj piste, pasi trupi i vajzës së dytë u gjet gjatë kërkimeve në zonën e Dajlanit rreth 100 metra nga ura e Bunës.

Tashmë për hetuesit është e qarte se Alma Arrazi e ka kryer veprimin ekstrem poshtë urës së re të Bunës, në anë të bregut.


Sa i takon hetimeve të deritanishme për tragjedinë që ka tronditur opinionin publik, ku nëna mbyti të vegjlit e saj e më pas veten dyshimet janë tek bashkëshorti i cili mbahet në paraburgim me akuzën “Shkaktim i vetëvrasjes”.

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Lexo po ashtu Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Telefoni i Erdgys Arrazit po ekzaminohet në laboratorin kriminalistik të Tiranës për të vërtetuar nëse ky i fundit ka qenë pranë Almës dhe tre fëmijëve në kohën kur dyshohet të jetë kryer vetëmbytja.

Për analizimin e qelizave telefonike janë kërkuar të dhëna nga kompania celulare, si dhe po shihen mesazhet e komunikimet e tij mbrëmjen e 2 majit. Ndërsa telefoni i të ndjerës nuk është gjetur në vendin e dyshuar te ngjarjes. Në shkurre janë gjetur kukulla dhe ambalazhe ushqimore, por ende s’ka përgjigje nga laboratori shkencor nëse ato i përkasin të ndjerëve.

Nga ana tjetër, personi kyç deri tani për hetuesit është kunata e Almës, Valentina Arrazi, e cila shihet në pamjet e bëra publike. Në dëshminë e parë, Valentina Arrazi ka thënë se Alma është ndarë me të duke i thënë se do të shkonte tek i vëllai në Durrës, për tu qetësuar pas debateve me bashkëshortin. Hetuesit thanë se ajo do të merret sërish në pyetje me qëllim nxjerrjen e të tjera të dhënave që mund të zbardhin këtë ngjarje tragjike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori