Deri të enjten (10 maj) janë regjistruar mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë brenda në Kosovë dhe afërsisht rreth 400 mijë në dy mënyrat e tjera me platformën elektronike E-Diaspora.
Kështu tha në një intervistë për Telegrafin udhëheqësja departamentit për komunikim me publikun në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), Hazbije Qeriqi.
Sipas saj, deri më sot procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave ka shkuar mirë dhe me pak sfida.
“Deri më tani, dje ishte hera e fundit që kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Statistikave e dha një shifër, ishte mbi 1 milion e 300 mijë mijë që janë regjistruar brenda në Kosovë dhe afërsisht rreth 400 mijë që janë regjistruar në dy mënyrat me platformën elektronike E-Diaspora dhe me pyetësorin, me regjistruesit tanë që janë marrë përmes familjarëve të tyre”.
Por, a pritet që të shtyhet afati për regjistrim?
Qeriqi tregoi se nuk është paraparë të ndodhë shtyrja e afatit të regjistrimit, por siç u shpreh ajo në regjistrimin e vitit 2024 kanë planifikuar kohën e afatit të regjistrimit.
“Nuk e besoj që do të ketë nevojë të shtyhet, pavarësisht se në komunat e Prishtinës dhe të Prizrenit, si komuna më të mëdha, kemi ende pak sfida. Kemi angazhuar edhe stafin mobil për t’i kryer intervistat. Kemi hapur edhe dy qendra telefonimi dhe dy qendra, ku qytetarët po vijnë dhe po regjistrohen vetë”, tha ajo.
Qeriqi tregoi se kur priten të publikohen rezultatet e regjistrimit të popullsisë.
“Fillimisht, ne duhet t’i publikojmë rezultatet preliminare që sipas ligjit parashihet që brenda tre muajsh pas datës së regjistrimit dhe më pas deri kah fundi i vitit, domethënë diku te dhjetori, të publikohen edhe rezultatet përfundimtare”.
“Aktualisht, ASK-ja është në proces të mbledhjes së të dhënave. Ka krijuar një ekip për monitorim dhe një ekip që do ta bëjë kontrollin logjik të të gjitha intervistave që janë marrë gjatë këtij procesi. Kur bëhet kontrolla logjike, aty do të pastrohen të dhënat. Për shembull, nëse një qytetar është regjistruar në Prishtinë dhe familja e tij në një qytet tjetër të Kosovës është regjistruar edhe një herë atje atëherë kyo ekip, që është prej afërsisht 30 vetave, duke e bërë këtë kontroll do të eliminojë të gjitha mundësitë e dublifikimeve të intervistave. Pastaj do të publikohen të dhënat preliminare dhe në fund krejt të dhënat përfundimtare”, tha ndër të Qeriqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit