LAJMI I FUNDIT:

“IPK-ja e Prokuroria të nisin hetimet”, kërkohet anulimi i konkursit për gradimin e policëve

“IPK-ja e Prokuroria të nisin hetimet”, kërkohet anulimi i konkursit për gradimin e policëve

Të shtunën e 4 majit, testimi me shkrim është mbajtur nga kandidatët policorë në konkursin për gradim të policëve nga Polic i lartë në Rreshter.

Por, siç ka raportuar Dukagjini në këtë konkurs ka pasur keqpërdorime e parregullsi; nga favorizimi i familjarëve e të preferuarve të zyrtarëve të lartë, aplikimi në kundërshtim me rregullat nga gjenerata e 54-të deri te rrjedhja e testit nga njerëz me ndikim nga institucionet publike e politike, gjegjësisht, brenda Policisë së Kosovës.


Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka kërkuar që Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Prokuroria e Shtetit të nisnin hetimet, që të anulohet ky konkurs.

“Komisioni që e udhëheq konkursin konkret është dashur q t’i eliminojë që të gjitha aplikacionet që nuk i kanë plotësuar kushtet për aplikim, e kushti për aplikim ka qenë dy vjet pune. Nëse ai nuk e ka edhe një ditë, ai duhet me u përjashtu nga e drejta për konkurrim. Për mua është edhe më shqetësues rasti që kanë dale testet, kjo është shumë shqetësuese.

Kështu duhet IPK-ja së bashku me Prokurorinë të intervenojnë të bëjnë hetime dhe të vërtetojë faktin se nga dolën ato teste. Ku bash siç tha edhe zonja (gazetarja Doruntina Bylykbashi) kështu bash tek djemtë e komandantëve…. Këtu ka vend për prokurorinë dhe IPK-në me kusht që të anulohet ku konkurs për shkak të shkeljeve esenciale me pranimin e aplikacioneve dhe me daljen e testeve tek kandidatët”, ka thënë Hasani.

Rrjedhjen testit e ka cilësuar si skandaloze Hasani, teka ka ritheksuar se ky konkurs duhet të anulohet.

“Duhet të anulohet konkursi sepse i ka dhënë mundësisë personave që nuk i kanë plotësuar kushtet, plus edhe më skandaloze dalja e testit, kështu të dyja bëjnë që IPK-ja dhe Prokuroi të anulojnë këtë konkurs dhe të bëjnë hetime se si kanë testet te kandidatët”, ka shtuar Hasani.

E për këtë rasti ka folur edhe gazetarja, Doruntina Bylykbashi, e cila kishte raportuar që nga fillimi për këto parregullsi.

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe
Lexo po ashtu Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Ajo ka thënë se në IPK janë dorëzuar shumë ankesa dhe fakte për keqpërdorim nga zyrtarët që i ishin nënshtruar testimin me shkrim, të shtunën e 4 majit.

“Unë kam dërguar rastin në IPK dhe kam kërkuar përgjegjës nga ta, pasi janë le të themi monitorues të Policisë dhe të njëjtit kanë thënë që e kanë marrë parasysh rastin dhe janë duke i verifikuar informatat. Tash nga burimet të cilat ne i kemi janë bërë goxha shumë ankesa brenda IPK-së, kanë dërgua ankesa dhe fakte edhe për keqpërdorimet dhe kopjimet potenciale. Ne e kemi të siguruar pikët e këtij testi, dhe ironia është se pesë të parët janë me nga 100 pikë dhe katër nga ta janë të gjeneratat së 54-të dhe kanë lidhje familjare me eprorët të PK-së, për të cilët ne kemi fakte dhe në ditët në vazhdim do t’i publikojmë”, ka thënë Bylykbashi.

Edhe ish-nënkoloneli i Policisë, Refki Morina, ka kërkuar që IPK-ja të nis hetimet dhe të vërtetohen raportimet e Dukagjinit dhe kështu ky konkurs të rikthehet në pikën zero.

“IPK-ja duhet ta inspektojë ta kontrollojë, ti shohë argumente provat. Ato që fliten edhe në media. Hiç ka shku në Inspektorat, në momentin që e sheh në media që diçka nuk është në rregull me Policinë IPK-ja duhet të intervenojë. Me vetë faktin se janë dalë në media së konkurru nuk është në rregull, është një gjeneratë është që nuk e ka kryer praktikë 2 vjeçare. IPK-ja është dashur të hapë rast edhe me shiqu argumentet dhe me kthye në pikën zero nëse është ashtu. Duhet t’i përmbahemi rregullave, nëse nuk u përmbahemi duhet të kthehet në pikën zero konkursi”, ka theksuar Morina, teksa ka shtuar se përzgjedhja e rreshterëve duhet të bëhet me kujdes, pasi mund të ndikojë në punën në terren të Policisë.

“Kështu duhet të ketë kujdes pasi nëse këtu gabojmë dhe i marrim njerëzit që nuk janë profesional atëherë do të çalojmë sistemin praktik të punës tonë të Policisë. Për ndryshe se një nga gradat fillestare po shumë të rëndësishme të ballafaqimet praktik me ngjarjet, me vjedhjet, me rastet që ndodhin të përditshme që kemi në rajonin e udhëheq një rreshter”, ka thënë Morina.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori